Lajme

Gatishmëri e lartë për shkak të dëborës “Alarmet vijnë vazhdimisht”

todayNovember 19, 2025 40

Background
share close

Trafikverket ka rritur nivelin e gatishmërisë pasi mbrëmja dhe nata pritet të sjellin reshje edhe më të dendura dëbore në disa zona të vendit. Autoriteti ka vënë në funksion mjete të rënda për pastrimin e borës, makina dhe staf shtesë, shkruan Aftonbladet.

Ndërkohë, SMHI ka lëshuar tre paralajmërime të verdha për reshje dëbore, që përfshijnë pjesë të mëdha të Suedisë juglindore.

Policia i ka thënë Expressen se alarmet po vijnë pa ndërprerje. Disa persona janë dërguar në spital, por deri tani nuk ka informacione për lëndime të rënda.

Sipas policisë, një incident i fundit ka tërhequr vëmendje:

“Ka ardhur një njoftim se një kamion ka thyer një gardh dhe ka hyrë në kopshtin e një shtëpie,” tha zëdhënësi i policisë Olle Älveroth për Aftonbladet.

Udhëtarë nga zona të ndryshme tregojnë për situatë të vështirë në rrugë radhë të gjata makinash dhe rrugë shumë të rrëshqitshme.

Një shofer kamioni i tha Expressen:

“Duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Kur je i ndalur dhe përpiqesh të nisesh, rrotat rrëshqasin. Mezi lëviz makina.”

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%