Lajme

40 cm dëborë në disa zona: Trafikverket apelon “Qëndroni në shtëpi”

todayNovember 20, 2025 45

Background
share close

Trafiku në autostradën E4, mes Söderhamn dhe Gävle, është ende shumë i ndjeshëm pas stuhisë së fortë të dëborës që goditi zonën gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Trafikverket, në disa vende kanë rënë rreth 40 centimetra dëborë.

Karin Gustafsson, shefe e mirëmbajtjes për rajonin qendror, thotë se situata ka qenë shumë e vështirë dhe vazhdon të jetë problematike. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë mundësi. Edhe pse trafiku po lëviz për momentin, ngërçet dhe ndalesat mund të shfaqen papritur.

Karl Blad, nga i njëjti departament, thotë se problemet më të mëdha janë zgjidhur, por puna nuk ka ecur krejtësisht siç ishte planifikuar. Ai paralajmëron se mund të ketë ndërprerje gjatë ditës, pasi rruga ende nuk është në gjendjen që dëshirojnë.

Plogbilar (mjetet e pastrimit të dëborës) dhe bandvagnar janë në terren për të ndihmuar, por situata bëhet edhe më e komplikuar nga fakti se edhe makinat e Trafikverket-it po bllokohen në radhët e gjata të trafikut.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%