Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e ngrohjes qendrore “Fjärrvärmepriserna” pritet të rriten me të paktën 6–7% vitin e ardhshëm. Këtë e tregojnë parashikimet e Prisdialogen dhe Energiföretagen. Rritja do të thotë shpenzime edhe më të larta për banorët, sidomos për shoqatat e banesave.
Kryetari i HSB-së, Johan Nyhus, thotë për agjencinë TT se shumë shoqata do të detyrohen të rrisin tarifat mujore.
“Të paktën gjysma e shoqatave tona do të rrisin tarifat për shkak të ngrohjes qendrore Fjärrvärmen,” deklaron ai.
Sipas të dhënave, arsyeja kryesore e shtrenjtimit janë çmimet shumë më të larta të biokarburanteve pas pushtimit rus të Ukrainës. Gjatë pesë viteve të fundit, çmimet e ngrohjes qendrore “Fjärrvärmepriserna” janë rritur rreth 40%, që do të thotë rreth 4 500 korona më shumë në vit për një apartament me madhësi mesatare.
Në 22 komuna, rritja ka qenë edhe më e madhe të paktën 60%.
Written by: admin