Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Black Week, dekorimet dhe blerjet e dhuratave të Krishtlindjeve po afrohen një muaj i mbushur me shopping. Por policia paralajmëron për një rrezik të zakonshëm.
“Në vetëm disa sekonda, dhuratat tuaja mund të përfundojnë në duart e dikujt tjetër,” thotë Lisa Johansson koordinatore e krimeve.
Me afrimin e Black Week dhe festave, policia njofton se vjedhjet nga makinat po shtohen. Shumë njerëz vizitojnë qendrat tregtare dhe hajdutët shfrytëzojnë këtë.
Vjedhjet shpesh ndodhin me störsändare (bllokues sinjali), një pajisje që bllokon sinjalin e çelësit të makinës, duke bërë që makina të mbetet e hapur dhe kjo ndodh brenda pak sekondave.
“Merrni disa sekonda shtesë për të kontrolluar që makina është vërtet e mbyllur para se të largoheni,” thotë Johansson në një deklaratë për shtyp.
Ajo paralajmëron edhe për një gabim tjetër të zakonshëm: lënien e blerjeve në makinë.
“Shumë njerëz i lënë dhuratat e blera në makinë dhe kthehen për të blerë më shumë. Mbajini dhuratat në karrocë, kështu zvogëloni rrezikun,” thotë Johansson.
Në disa raste, hajdutët kanë ndjekur njerëz që blejnë elektronikë dhe më pas presin që ata të shkojnë në dyqanin e ushqimeve dhe godasin pikërisht atëherë.
Siç shpjegon policia, është shumë e lehtë të blesh një bllokues sinjali, ndaj këshillojnë të jeni të vëmendshëm ndaj personave të dyshimtë, sidomos pas një blerjeje të madhe dhe të shtrenjtë.
Written by: admin