Lajme

FHM: Sezoni i gripit ka nisur, rastet po rriten shpejt.

todayNovember 27, 2025 20

Background
share close

Autoriteti i Shëndetit Publik në Suedi (FHM) njofton se përhapja e gripit sezonal ka filluar. Sipas institucionit, këtë vit gripi ka nisur më herët se zakonisht, dhe arsyeja mund të jetë varianti i ri “K”, i cili po përhapet me shpejtësi nëpër Evropë, shkruan SVT Nyheter.

Gjatë javës së kaluar, javës 47, u raportuan 187 raste të gripit, një rritje e qartë krahasuar me javët paraardhëse. FHM paralajmëron se numri i vërtetë i të infektuarve mund të jetë shumë më i madh.

Sipas epidemiologut shtetëror, Erik Sturegård, shumica e rasteve të raportuara pritet të kenë një formë më të rëndë të sëmundjes.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%