Lajme

Taksat për ISK rriten në 1,07% nga viti 2026

todayNovember 27, 2025 17

Background
share close

Nga fillimi i vitit 2026, taksa vjetore për llogaritë e kursimit të investimeve (ISK) në Suedi do të rritet në 1,07%. Kjo përbën një rritje prej 19 pikësh bazë krahasuar me nivelin aktual prej 0,88%.

Rritja e taksës vjen pasi Riksgälden njoftoi normën e re të interesit të obligacioneve shtetërore për datën 30 nëntor 2025, e cila përdoret si bazë për llogaritjen e taksës. Sipas institucionit, norma e interesit rritet nga 1,96% që ishte vitin e kaluar, në 2,55% këtë vit.

Kjo do të thotë se taksa e llogaritur për ISK do të shkojë në 1,065%. Formula e llogaritjes është e njëjtë: merret norma e interesit të obligacioneve shtetërore, i shtohet një përqindje dhe më pas shuma shumëzohet me 30%.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është se shuma e përjashtuar nga taksa për kursimet në ISK do të dyfishohet nga fillimi i vitit. Kufiri rritet nga 150 000 korona në 300 000 korona.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%