Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në vitin 2026, shumë rregulla të reja për makinat dhe patentat e drejtimit do të hyjnë në fuqi në Suedi dhe në të gjithë Bashkimin Evropian. Këto ndryshime do të ndikojnë miliona suedezë. Disa lidhen me taksat për hibridët e karikueshëm, përfitimet nga udhëtimet në punë, mbështetjen për blerësit e makinave elektrike, sistemet asistuese në makina dhe rregullat për emetimet e ndotjes.
Taksat për hibridët e karikueshëm
Nga viti i ardhshëm, llogaritja e emetimeve për hibridët e rinj do të rritet. Shumica e hibridëve të rinj, përfshirë modelin më të shitur Volvo XC60, do të qëndrojnë nën kufirin e taksës prej 75 gram për km dhe nuk do të paguajnë taksë makine. Hibridët më të mëdhenjë mund të kenë taksa disa mijëra kronash.
Kufizime për përfitimet nga udhëtimet në punë
Kufiri për përfitimet nga udhëtimet me makinë ose transport publik rritet nga 11,000 në 15,000 krona. Për ata që marin përfitime për udhëtimet me makinë, vetëm shumat mbi 15,000 krona mund të përfitojnë, duke ulur përfitimin me 1,200-2,000 krona, varësisht nga taksat.
Mbështetje për blerësit e makinave elektrike në zonat rurale
Në fillim të vitit 2026, do të prezantohet një mbështetje për blerësit e makinave elektrike me të ardhura të ulëta në 177 komuna rurale. Mbështetja mund të jetë 47,000 ose 65,000 krona dhe makina nuk duhet të kushtojë më shumë se 500,000 krona. Ligji ende nuk është miratuar dhe është në konsultim.
Rregulla të reja për patentat e drejtimit
Nxënësit me diagnoza NPF (ADHD, autizëm etj.) nuk do të kenë nevojë për certifikatë mjekësore për të aplikuar për patentë. Kjo vendosje e re u mor pas një hetimi nga Autoriteti i Transportit që tregoi se kërkesat mjekësore nuk ishin të justifikuara. Ndryshimi pritet të lehtësojë situatën për nxënësit dhe shëndetësinë.
Sistemet e alarmit dhe asistencës në makinat e reja
Euro 7 dhe certifikatat mjedisore
Ligji i ri për përgjegjësinë e prodhuesve
Mbyllja e rrjeteve 2G dhe 3G
Çmimet e karburanteve
Patentat dixhitale
Burime: Carup.se, EU, M Sverige, Transportstyrelsen, Qeveria, ADAC
Written by: admin