Lajme

Bakshishi i padeklaruar, Skatteverket paralajmëron: “I tatueshëm nga krona e parë”

todayNovember 30, 2025 450

Background
share close

Shumë punonjës në Suedi po gabojnë në plotësimin e deklaratës së të ardhurave dhe po harrojnë të përfshijnë të gjitha të dhënat që kërkon ligji. Për këtë arsye, Administrata Tatimore (Skatteverket) ka kryer një kontroll të posaçëm te të punësuarit në restorante.

Gjatë kontrollit të deklaratave të punonjësve në 40 restorante në vend, u zbuluan të ardhura të mëdha të padeklaruara. Në total, rreth 3,8 milionë krona ishin marrë si bakshish, por nuk ishin përfshirë në deklaratat tatimore të punonjësve.

“Bakshishi është i tatueshëm nga krona e parë, sado i pakëndshëm të duket. Kështu e thotë ligji,” shpjegon juristja e Skatteverket, Pia Blank Thörnroos, për radion suedeze SR.

80 punonjës marrin gjoba dhe tatim më të lartë

Sipas Skatteverket, ky gabim vjen kryesisht nga mungesa e informacionit. Shumë punonjës nuk e dinë që bakshishi duhet deklaruar nga vetë ata, dhe jo nga punëdhënësi.

Tani rreth 80 punonjës restorantesh që janë kapur me të ardhura të padeklaruara do të marrin tatim më të lartë dhe do të ndëshkohen edhe me një skattetillägg (shtesë tatimore), pasi nuk kanë raportuar bakshishet.

“Është e shtrenjtë të kesh të ardhura të padeklaruara dhe të kapesh me to. Kështu është,” thotë më tej Pia Blank Thörnroos.

Bakshishi është gjithmonë i tatueshëm

Skatteverket kujton se çdo bakshish i dhënë nga klientët në restorant, taksi apo shërbime të tjera është i detyrueshëm për t’u deklaruar si të ardhurë nga puna. Kjo vlen edhe nëse shuma nuk figuron në dokumentet e kontrollit që lëshon punëdhënësi.

Kur paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore?

Skatteverket sqaron dy raste të ndryshme:

  • Kur punonjësi merr bakshish në dorë direkt nga klienti, ajo shumë nuk llogaritet si e ardhur e kompanisë dhe kompania nuk paguan kontribute shoqërore për të.
  • Kur kompania mbledh bakshishet dhe i shpërndan vetë mes punonjësve, atëherë bakshishi konsiderohet e ardhur e kompanisë dhe pagë për punonjësit. Në këtë rast, kompania duhet të paguajë kontribute shoqërore për shumat e shpërndara.

Burimi: Skatteverket/SR

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%