Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e banesave në Suedi ranë gjatë muajit nëntor, ndërsa numri i shitjeve u ul ndjeshëm. Të dhënat vijnë nga raporti mujor i SBAB dhe Booli.
Sipas kryeekonomistit të SBAB, Robert Boije, rënia e çmimeve në nëntor është normale për këtë periudhë të vitit. Megjithatë, ai thotë se prapë shihen shenja pozitive në zhvillimin afatgjatë të tregut.
“Çmimet ranë si zakonisht në nëntor, por trendi i përgjithshëm është më i mirë”, tha Boije.
Apartamentet patën rënien më të madhe, me 0,9% më pak se muaji paraardhës. Rënia ishte më e fortë në veri të vendit, ndërsa në zonën e Göteborg -ut dhe në jug çmimet u rritën pak.
Edhe çmimet e vilave ranë, mesatarisht me 0,3% në mbarë vendin. Përjashtim bëri zona e Malmö-s, ku çmimet e vilave u rritën me 0,1%.
Ajo që shqetëson ekspertët është numri i ulët i shitjeve. Edhe pse gjatë vitit të fundit janë shitur më shumë banesa, në nëntor shitjet ranë ndjeshëm.
Në total, çmimet e banesave janë tani 11% më të ulëta krahasuar me rekordin e pranverës 2022. Në tetor diferenca ishte vetëm 8%.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin