Lajme

OECD: Ekonomia e Suedisë po rimëkëmbet, rritet PBB-ja, bie inflacioni dhe papunësia.

todayDecember 2, 2025 1

Background
share close

Ekonomia e Suedisë është në rrugën e rimëkëmbjes dhe pritet të përmirësohet gjatë viteve të ardhshme. Sipas raportit të fundit Economic Outlook të OECD-së, të cilin e transmeton agjencia Direkt, pritet një rritje më e lartë e PBB-së, si edhe një ulje e inflacionit dhe papunësisë.

Raporti tregon se rritja ekonomike do të shkojë nga 1,6% këtë vit, në 2,6% vitin e ardhshëm, dhe 2,3% në vitin 2027. OECD sqaron se ky përmirësim vjen nga stimujt fiskalë, një politikë monetare më e qëndrueshme, si dhe kërkesa e fortë brenda vendit.

Megjithatë, organizata paralajmëron se Suedia si një ekonomi shumë e hapur do të përballet me sfida të jashtme.

“Kërkesa e dobët nga eurozona dhe SHBA, si edhe tensionet e larta tregtare, po e rëndojnë eksportin, sidomos në industrinë e automjeteve dhe të çelikut”, shkruan OECD sipas Direkt.

Edhe papaunësia pritet të bjerë. Viti i ardhshëm mund të mbyllet me 8,6%, nga 8,7% që është këtë vit, ndërsa në vitin 2027 parashikohet të zbresë në 8,2%.

Sa i përket inflacionit, KPIF pritet të arrijë 2%, objektivin e Riksbankës, në fund të vitit 2027. Këtë vit ai arriti në maksimum 2,8%, por vitin tjetër pritet të bjerë në 1,1%, kryesisht për shkak të uljeve të përkohshme të taksave.

Shenjat e rimëkëmbjes në ekonominë suedeze

  • PBB-ja u rrit me 1,1% në tremujorin e tretë 2025, më shumë se pritej. Rritja erdhi nga eksporti më i lartë, investimet dhe konsumi i familjeve.
  • Konsumi i familjeve është rritur për katër tremujorë rresht dhe është kthyer në motorin kryesor të rimëkëmbjes, ndonëse papunësia mbetet e lartë në 8,7%.
  • Industria dhe sektori i shërbimeve kanë vazhduar të rriten gjatë vjeshtës, por industrisë i është ngadalësuar ritmi në nëntor sipas indeksit të blerjeve.
  • Falimentimet kanë rënë në përgjithësi, por janë rritur në sektorin e shitjes me pakicë dhe në hoteleri-restorante, ndërsa numri i bizneseve të reja ka arritur nivele rekord.
  • Parashikimet nga SCB, OECD dhe bankat tregojnë rritje të PBB-së edhe në 2026, inflacion më të ulët dhe një ulje të ngadaltë të papunësisë. Megjithatë, eksporti pritet të ngadalësohet për shkak të dobësisë së ekonomisë botërore.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%