Lajme

Edhe më e shtrenjtë dërgimi i letrave postare nga 1 janari, ja cmimet.

todayDecember 2, 2025 8

Background
share close

Postnord ka njoftuar se nga data 1 janar 2026 do të rrisë çmimet për dërgimin e letrave, si brenda Suedisë ashtu edhe jashtë vendit. Rritjet do të prekin si qytetarët ashtu edhe bizneset.

Rriten çmimet për letrat jashtë Suedisë

Për klientët privatë që dërgojnë letra jashtë vendit, disa shërbime do të kushtojnë më shumë, sidomos kur frakt blihet përmes Postnord.se.

  • Një letër ndërkombëtare 250 g do të rritet nga 85 në 92 kr.
  • Një letër 2 kg do të shkojë nga 210 në 220 kr.
  • Shërbimi i gjurmueshëm Tracked Letter do të bëhet gjithashtu më i shtrenjtë:
    • për një letër 1 kg brenda BE-së çmimi rritet nga 215 në 218 kr
    • për një letër jashtë BE-së nga 172 në 174,40 kr.

Sipas Postnord, ndryshimet vijnë pasi tipi i dërgesave ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Nga reklamat, letrat dhe faturat e dikurshme, sot pjesa më e madhe e postës përbëhet nga pako, çka kërkon më shumë resurse.

Rritje çmimesh edhe për dërgesat e rekomande

Çmimet për letrat e rekomande, si në Suedi ashtu edhe jashtë saj, rriten me 13 deri 22 kr, në varësi të peshës.

  • Një letër e rekomande 50 g që dërgohet jashtë vendit do të kushtojë 156 kr në vend të 144 kr.
  • Një letër 2 kg përmes Rek Extra tek pika postare rritet nga 296 në 320 kr.

Edhe letrat ekspres preken nga rritja

Edhe shërbimet ekspres brenda Suedisë do të bëhen më të shtrenjta:

  • Një letër ekspres 500 g përmes pikës postare rritet nga 177 në 190 kr.
  • Një letër 1 kg përmes Postnord.se rritet nga 170 në 185 kr.

Postnord thotë se rritja e çmimeve është e nevojshme “për të mbuluar kostot e shpërndarjes dhe për të siguruar një shërbim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për të gjitha familjet”.

Për ata që dërgojnë letra te miq, familjarë ose partnerë biznesi jashtë Suedisë, kostot për dërgesat e vogla mund të rriten deri në 10%.

Edhe dërgesat ekspres dhe ato të rekomande brenda vendit do të bëhen dukshëm më të shtrenjta, ndërsa letrat e zakonshme pa gjurmim do të mbeten me të njëjtin çmim.

Këto ndryshime do të thotë që qytetarët suedezë duhet të presin kosto më të larta për letra dhe pako, sidomos për ato të gjurmueshme ose rekomande, si brenda Suedisë ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%