Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Disa nga dyqanet e mëdha të rrjetit Ica kanë ulur çmimet e shumë produkteve pak para se PRO të zhvillojë anketën e saj vjetore të çmimeve. Pas përfundimit të anketës, çmimet rriten përsëri.
Ky veprim ka zemëruar ministren suedeze të Financave, Elisabeth Svantesson (M).
“Ky është mashtrim kur veprohet kështu,” tha ajo për TV4.
Sipas Svantesson, dyqanet përpiqen të tregohen “më të lira sesa janë në të vërtetë”, duke krijuar përshtypjen e gabuar për konsumatorët. Ajo shton se “çmimet që vendosen ato duhet të vlejnë”.
Edhe socialdemokrati Mikael Damberg ka reaguar. Në një postim në X, ai i quajti dyqanet Ica “mashtrim të vërtetë”.
Në të njëjtin mesazh ai kritikoi edhe qeverinë, duke thënë se komisioni për çmimet e ushqimeve duhej të ishte ngritur shumë më herët.
Written by: admin