Lajme

Miljöpartiet kërkon kohë më të shkurtër pune: “Është çështje cilësie jete”

todayDecember 4, 2025 9

Background
share close

Partia e Gjelbër në Suedi (Miljöpartiet) kërkon të hetohet mundësia për të ulur kohën javore të punës. Ata propozojnë që institucionet shtetërore, studiuesit dhe përfaqësuesit e tregut të punës të punojnë së bashku për të krijuar një plan. Qëllimi është që orët e punës të ulen gradualisht nga 40 orë në javë në 35 orë.

Propozimi është paraqitur nga zëdhënësit e partisë, Amanda Lind dhe Daniel Helldén, në SvD Debatt.

Disa kanë paralajmëruar se shkurtimi i orarit të punës mund të sjellë pasoja negative për ekonominë e vendit. Por Miljöpartiet thotë se një orar më i shkurtër pune çon në më pak sëmundje dhe mungesa nga puna, si dhe rrit efektivitetin.

“Koha më e shkurtër e punës ka të bëjë, në fund, me lirinë dhe cilësinë e jetës  me atë që të punosh për të jetuar, dhe jo të jetosh për të punuar”, shkruajnë përfaqësuesit e MP.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%