Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Inflacioni në Suedi ra ndjeshëm gjatë nëntorit, krahasuar me tetorin, dhe shifrat paraprake dolën më të ulëta se pritshmëritë e analistëve. Norma e inflacionit, e matur sipas KPIF, tregoi një rënie më të fortë sidomos tek matësi pa energji, KPIF-XE, gjë që befasoi ekspertët.
Këto të dhëna janë të rëndësishme për Bankën Qendrore (Riksbanken), por sipas analistit të DI, Viktor Munkhammar, ato nuk pritet të ndryshojnë vendimet e bankës për normën e interesit.
“Me shumë gjasa, për periudhën e afërt, norma e interesit do të mbetet e pandryshuar”, thotë ai.
Edhe analisti i DN, Carl Johan von Seth, e cilëson rënien e inflacionit si një surprizë. Nëse shifrat paraprake vërtetohen kur të publikohen rezultatet përfundimtare, kjo do të jetë “ulja më e madhe e përgjithshme e çmimeve” që nga pandemia.
Të dy analistët shprehen se Java e Black Friday (Black Week) ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë zhvillim dhe e quajnë një “joker” në statistika. Por në të njëjtën kohë theksojnë se shifrat, së bashku me tendencat e tjera ekonomike, janë sinjal pozitiv për ekonominë.
Inflacioni në Suedi (KPIF) – 2025
Burimi: DN/DI/SCB/SVD
Written by: admin