Lajme

Obeziteti te të rinjtë mund të shkaktojë helmim gjaku më vonë

todayDecember 4, 2025 16

Background
share close

Të rinjtë që kanë BMI të lartë dhe nuk kanë kondicion të mirë fizik gjatë adoleshencës, rrezikojnë më shumë të preken nga helmimi i gjakut dhe infeksione të tjera të rënda bakteriale kur bëhen të rritur. Këtë e tregon një studim i realizuar nga Universiteti i Göteborg-ut.

Studimi është botuar në Journal of Internal Medicine dhe përfshin gati një milion djem dhe burra suedezë, të cilët janë ndjekur për më shumë se 30 vjet.

Rezultatet tregojnë se meshkujt që kishin BMI të lartë ose ishin në gjendje të dobët fizike në momentin e mjekimit për shërbimin ushtarak, kishin më shumë gjasa të sëmureshin nga infeksione të rënda si pneumonia dhe helmimi i gjakut në moshë të rritur.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm i studimit është se helmimi i gjakut ishte më shumë se tre herë më i zakonshëm tek ata që kishin BMI 30 ose më lart.

Studiuesit theksojnë se, për shkak se studimi është bërë vetëm tek meshkujt, nuk mund të thuhet me siguri nëse femrat preken në të njëjtën mënyrë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%