Lajme

Rreth 150 persona në marshimin ekstremist, shumë të rinj mes pjesëmarrësve.

todayDecember 7, 2025 20

Background
share close

Rreth 150 persona morën pjesë në marshimin e ekstremit të djathtë në Salem, në jug të Stokholmit. Ky numër është shumë më i vogël krahasuar me 2 000 pjesëmarrësit për të cilët organizatori kishte marrë leje. Lajmi raportohet nga Dagens Nyheter dhe bazohet në vlerësimin e policisë.

Christer Mattsson, studiues i ekstremizmit të dhunshëm, beson se marshimi është rikthyer për shkak të një ndryshimi brezi në mjedisin e ekstremit të djathtë. Ai thotë se kjo u pa qartë gjatë marshimit.

“S’kishte si të mos vihej re se shumë prej tyre ishin të rinj. Vlerësoj se rreth 80% ishin 25 vjeç ose më të rinj,” tha ai.

Gazetari i Expressen, David Baas, jep një pjesë tjetër të pamjes. Sipas tij, gjatë marshimit kishte theks të madh te anëtarët e lëvizjes naziste Nordiska motståndsrörelsen, shumë prej tyre në moshë mesatare. Ai beson se pak persona nga Aktivklubb morën pjesë në marshim.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%