Lajme

Gjithnjë e më shumë të lindur jashtë vendit punojnë në sistemin e mirëqenies në Suedi

todayDecember 7, 2025 59

Background
share close

Numri i të punësuarve me prejardhje të huaj në shërbimet publike të Suedisë po rritet. Sipas të dhënave të Organizatës së Komunave dhe Rajoneve të Suedisë (SKR), rreth 300 mijë punonjës komunal dhe rajonal janë të lindur jashtë Suedisë.

Në komuna, përqindja e punonjësve të lindur jashtë vendit është rritur nga 13% në vitin 2014 në 22% në vitin 2024. Edhe në rajone, shifra është rritur, nga 14% në 22%.

Nëse shihen profesione të veçanta, tek ndihmësit e kujdesit (vårdbiträden) 53% janë të lindur jashtë Suedisë. Tek dentistët kjo shifër është 46%. Ndërkohë, 37% e infermierëve ndihmës (undersköterskor) dhe e mjekëve specialistë janë gjithashtu të lindur në vende të tjera.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%