Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka vendosur të zgjerojë shërbimin civil në më shumë fusha të shoqërisë. Lajmi u bë publik nga ministri civil Carl-Oskar Bohlin dhe drejtori i MSB, Mikael Frisell, gjatë një konference për shtyp.
Sipas vendimit, shërbimi civil tani do të përfshijë sigurinë kibernetike, shëndetësinë dhe transportet.
Zgjerimi vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Ne duhet të kemi mundësi të sigurojmë personelin që nevojitet gjatë luftës”, tha Frisell.
Edhe Bohlin theksoi se lufta po ndikon rëndë tek funksionet e shoqërisë.
“Sektoret ku aktivizohet shërbimi civil janë pothuajse të njëjtë si më parë, por tani shtohen edhe fusha të reja si siguria kibernetike, ku ne kemi një nevojë të qartë”, tha ai, sipas TV4 Nyheterna.
Çfarë është shërbimi civil?
Shërbimi civil është versioni civil i shërbimit ushtarak dhe përdoret për të garantuar funksionimin e shërbimeve të rëndësishme kur vendi është në gjendje të rritur sigurie. Ai vlen për të gjithë qytetarët suedezë nga mosha 16 deri në 70 vjeç, sipas qeverisë.
Written by: admin