Lajme

Suedi: Ja 10 profesione ku është e lehtë të gjesh punë

todayDecember 8, 2025 198

Background
share close

Arbetsförmedlingen ka publikuar një listë me dhjetë profesione që kanë perspektivë të mirë pune për sot dhe për pesë vitet e ardhshme.

Papunësia vazhdon të jetë e lartë në Suedi dhe çështja pritet të jetë ndër temat kryesore për partitë politike para zgjedhjeve.

Këshilla për punë

Ekonomia e dobët ende ndikon, por disa shenja tregojnë se situata po përmirësohet.

Megjithatë, qindra mijëra persona janë të papunë.

Arbetsförmedlingen shpjegon se, pavarësisht krizës, ekzistojnë profesione ku punëdhënësit e kanë të vështirë të gjejnë punonjës me kualifikimet e nevojshme. Prandaj, këto mund të jenë zgjedhje të mira për të studiuar apo për të ndryshuar profesion.

Lista e profesioneve

Në listë përfshihen si shkollime të shkurtra (Kurse) profesionale, ashtu edhe studime universitare. Profesionet ku është më e lehtë të gjesh punë sot dhe në pesë vitet e ardhshme janë:

  • Analist sistemi / Arkitekt IT
  • Specialist për siguri IT
  • Inxhinier në elektroteknikë dhe energji
  • Infermiere
  • Higjen dentare/ Dentist
  • Analist biomedikal
  • Ndihmës mjek
  • Kuzhinier
  • Shofer kamioni
  • Mekanik makinash

“Është e rëndësishme të mendosh afatgjatë”

Kerstin Eriksson, analiste e tregut të punës, thotë se në disa sektorë punëdhënësit nuk gjejnë dot personel për shkak të mungesës së aftësive.

Sipas saj, njerëzit nuk duhet të kenë frikë të fillojnë një arsimim të ri, pavarësisht moshës apo situatës.

“Më e rëndësishmja është të bëhet një zgjedhje e mirë duke parë se si duket tregu i punës për profesionet që interesojnë”, thotë Eriksson.

Ajo shton se inxhinierët në elektroteknikë dhe energji, si edhe specialistët e sigurisë IT, janë profesione ku kërkesa pritet të rritet, sepse rritet edhe nevoja për njohuri teknike dhe automatizim.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%