Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Avokati kundër Diskriminimit (DO) dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut (MR-institutet) kanë paralajmëruar se procesi suedez i miratimit të ligjeve po rrezikon të dobësohet. Në një artikull të përbashkët në Dagens Nyheter, drejtuesit e dy institucioneve, Lars Arrhenius dhe Fredrik Malmberg, shprehen se qeveria ka paraqitur disa ligje të reja duke mos marrë parasysh mendimet e ekspertëve dhe autoriteteve.
Sipas tyre, qeveria shpesh anashkalon procedurat e detyrueshme të hetimit dhe fazën e konsultimit me institucionet. “Qeveria është treguar herë pas here neglizhente në procesin e shqyrtimit dhe të komenteve. Dhe ligjet që dalin si rezultat e reflektojnë këtë”, shkruajnë Arrhenius dhe Malmberg.
Ata sjellin si shembull propozimin e shumëdebatuar të qeverisë për uljen e moshës së përgjegjësisë penale. Edhe pse shtatë nga nëntë ekspertët që punuan në komisionin hetimor rekomanduan të mos bëhej ky ndryshim, qeveria ka vendosur të vazhdojë përpara me planin për ta ulur moshën e përgjegjësisë penale në 13 vjeç për krimet e rënda.
Sipas dy drejtuesve, është “shqetësuese” që qeveria zgjedh të mos marrë parasysh vërejtjet e institucioneve që japin opinionet zyrtare.
Autorët e artikullit
Written by: admin