Lajme

Ministri mbron uljen e a-kassa: “Sistemet e vjetra i bënin njerëzit pasivë”

todayDecember 12, 2025 11

Background
share close

Arbetsmarknadsministeri i Suedisë, Johan Britz nga partia Liberalerna, ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të ulur pagesën e papunësisë (a-kassan), edhe pse papunësia në vend po rritet. Lajmi raportohet nga gazeta Aftonbladet.

Britz thotë se sistemi i vjetër u ka lejuar disa njerëzve të jetojnë me përfitime pa punuar.

“Ne kemi pasur sisteme që i kanë pasivizuar njerëzit”, tha ai për gazetën.

Sipas vendimit të ri të qeverisë, pagesa e papunësisë do të ulet çdo 100 ditë. Në fund, përfitimi minimal do të jetë 8 030 korona në muaj.

Ndërkohë, Statistikat e Suedisë (SCB) raportojnë se papunësia ka arritur në 8,9%. Kjo e vendos Suedinë si vendin me papunësinë e tretë më të lartë në Bashkimin Europian.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%