Lajme

Pronarët e shtëpive në Suedi paralajmërohen: Pagesa duhet bërë deri më 31 dhjetor për të përfituar zbritjen “ROT” 50%

todayDecember 17, 2025 324

Background
share close

Qeveria suedeze vendosi në pranverë një masë të përkohshme për të ndihmuar ekonominë dhe punësimin në vend. Si pjesë e kësaj nisme, zbritja tatimore ROT u rrit nga 30% në 50%, duke filluar nga 12 maji 2025 dhe deri në fund të vitit.

Kjo masë u ka dhënë mundësi pronarëve të shtëpive dhe pasurive të paluajtshme në Suedi të përfitojnë një zbritje të madhe, që mbulon gjysmën e kostos së punës kur kryejnë rinovime me ndihmën e mjeshtërve apo kompanive ndërtimore.

Sipas Administratës Tatimore Suedeze (Skatteverket), zbritja ROT vlen kur punësoni një kompani për:

  • riparime
  • mirëmbajtje
  • rindërtime
  • zgjerime të banesës

Në këto raste, një pjesë e kostos së punës zbritet drejtpërdrejt nga taksat.

Mbështetje për industrinë e ndërtimit

Qeveria ka vlerësuar se kjo masë do t’i kushtojë shtetit më shumë se 4 miliardë korona suedeze.

Sipas saj, rritja e zbritjes ROT është bërë për të:

  • mbështetur përkohësisht sektorin e ndërtimit në kushtet aktuale ekonomike
  • ndihmuar ekonominë në përgjithësi dhe të ruajë vendet e punës

Afati po mbaron, Skatteverket jep paralajmërim.

Me afrimin e fundit të vitit 2025, Skatteverket po u bën thirrje pronarëve të shtëpive të veprojnë sa më shpejt, pasi nga 1 janari 2026, zbritja ROT do të rikthehet në 30%.

Administrata Tatimore sqaron qartë kushtet që duhet të plotësohen për të përfituar zbritjen 50%:

  • Pagesa për punën duhet të jetë bërë më së voni deri më 31 dhjetor 2025
  • Aplikimi për zbritjen duhet të dorëzohet në Skatteverket jo më vonë se 31 janar 2026
  • Puna duhet të jetë plotësisht e përfunduar në momentin kur dërgohet aplikimi

Skatteverket thekson se nëse këto kushte nuk plotësohen, pronari i shtëpisë do të ketë të drejtë vetëm për zbritjen standarde prej 30%.

Prandaj, pronarët e banesave që planifikojnë rinovime këshillohen të përfundojnë punimet dhe të kryejnë pagesat brenda afatit, për të mos humbur përfitimin maksimal nga zbritja ROT.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%