Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
BankID tani u drejton një thirrje të gjithë përdoruesve të saj.
BankID përdoret nga pothuajse e gjithë popullsia e rritur e Suedisë. Kjo nuk është aspak e çuditshme shërbimi është plotësisht i domosdoshëm për identifikim digjital, për të pasur qasje në llogaritë bankare, për të kryer pagesa si dhe për të nënshkruar kontrata.
Që BankID të vazhdojë të jetë zgjedhja kryesore për identifikim në internet, kërkohet që siguria të jetë e pathyeshme në çdo situatë. Për këtë arsye, BankID e përditëson rregullisht shërbimin e tij, për shembull me funksione të reja sigurie, rritje të kërkesave të sistemit dhe masa më të forta kundër mashtrimeve.
“Ne bëjmë vazhdimisht përmirësime si në BankID që përdorni si individë privatë, ashtu edhe në infrastrukturën teknike që përdorin kompanitë dhe institucionet publike në shërbimet e tyre. Në këtë mënyrë, shoqëria jonë bëhet vazhdimisht më e përgatitur për t’u përballur me kërcënime të reja”, shkruan BankID në një njoftim të ri në faqen e saj zyrtare.
BankID: “Për sigurinë tuaj”
Më tej në njoftim, BankID u bën thirrje të gjithë përdoruesve që ta mbajnë aplikacionin të përditësuar për arsye sigurie.
“Si përdorues i BankID, ju mjafton vetëm të përditësoni aplikacionin BankID ose programin në kompjuter për të përfituar vazhdimisht mbrojtje më të mirë. Prandaj, bëjeni zakon përditësimin për sigurinë tuaj.”
Për të mos pasur nevojë të kontrolloni vazhdimisht për përditësime, mund të aktivizoni përditësimet automatike në cilësimet e telefonit tuaj celular.
Nëse keni një iPhone, veproni kështu:
Nëse keni një telefon Android, veproni kështu:
Në telefonat Android mund të bëni gjithashtu që vetëm BankID të përditësohet automatikisht:
Written by: admin