Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sipas parashikimeve të motit, Suedia pritet të përjetojë një Krishtlindje të pazakontë këtë vit, me shumë pak ose aspak borë. Meteorologu Lasse Rydkvist nga Klart.se ka deklaruar për gazetën Aftonbladet se banorët që jetojnë në gjysmën jugore të vendit nuk ka gjasa të shohin borë gjatë festave të Krishtlindjes.
Ai thekson se kjo mund të jetë Krishtlindja më e gjelbër që nga viti 2020, duke iu referuar mungesës së borës dhe peizazhit pa mbulesë të bardhë.
Megjithatë, parashikimi sjell edhe një lajm pozitiv. Sipas meteorologut, moti pritet të jetë i kthjellët dhe me diell. Në pjesë të mëdha të vendit, dhjetori do të ofrojë mot të bukur dhe të qetë gjatë ditëve të festimeve.
Meteorologët theksojnë se, ndonëse bora mungon, kushtet e motit do të jenë të favorshme për festime dhe aktivitete gjatë Krishtlindjes.
Written by: admin