Lajme

Kivra paralajmëron për mashtrime. SMS-të dërgohen rastësisht

todayDecember 22, 2025 12

Background
share close

Kivra ka dalë me një paralajmërim të rëndësishëm për qytetarët lidhur me mashtrime që po përhapen përmes mesazheve telefonike. Vala e mashtrimeve vazhdon të prekë shumë suedezë dhe këtë herë mashtruesit po përdorin emrin e Kivrës për të mashtruar njerëzit.

Sipas Kivrës, shumë persona kanë marrë SMS ku përmendet një i ashtuquajtur “kartë Kivra”. Këto mesazhe nuk kanë asnjë lidhje me Kivrën dhe janë plotësisht mashtruese.

“Nëse keni marrë një SMS për “kartën Kivra”, bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi. Mashtruesit përdorin emrin tonë, por mesazhi nuk vjen nga ne”, njofton Kivra.

Kivra thekson se këto SMS dërgohen rastësisht, pa u zgjedhur viktima të caktuara. Qytetarët paralajmërohen të mos telefonojnë numrin që shfaqet në mesazh dhe ta raportojnë SMS-in te operatori i tyre telefonik.

Si duket mashtrimi

Sipas revistës Råd & Rön, një nga mesazhet mashtruese mund të duket kështu:

“Karta juaj virtuale tani është aktivizuar. Për pyetje ose informacione të mëtejshme, ju rekomandojmë të kontaktoni shërbimin tonë të klientit.”

Në mesazh përfshihet një numër telefoni, me qëllimin që marrësi ta telefonojë. Kivra këshillon që këto mesazhe të fshihen menjëherë dhe të mos ndiqen asnjë udhëzim.

Mashtrimet në rritje

Mashtrimet po shfaqen në forma të ndryshme, si SMS, email dhe telefonata. Gjatë vitit 2025, kompania e telekomunikacionit Telia ka bllokuar plot 92 milionë telefonata mashtruese. Kjo është një rritje prej 70% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se mesatarisht tre tentativa mashtrimi në sekondë, ose pothuajse nëntë telefonata për çdo suedez, nuk arrijnë kurrë te përdoruesit.

“Të dhënat tona tregojnë se mashtruesit përpiqen edhe më shumë kur shohin se po bllokohen, thotë Amanda Landqvist”, përgjegjëse për luftën kundër mashtrimeve në Telia.

“Me ndihmën e teknologjisë së re dhe bashkëpunimit, kemi arritur të bllokojmë 92 milionë telefonata mashtruese. Ne ndalojmë tre telefonata në sekondë dhe nuk do të dorëzohemi. Kjo është një betejë për sigurinë e klientëve tanë dhe për sigurinë e shoqërisë digjitale”.

Autoritetet dhe kompanitë u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos i besojnë mesazheve të dyshimta dhe të raportojnë çdo tentativë mashtrimi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%