Lajme

Forssell: E kuptoj që disa vendime mund të shkaktojnë reagime

todayDecember 22, 2025 40

Background
share close

Ministri i Migracionit në Suedi, Johan Forssell (M), ka deklaruar se është i kënaqur me vendimin e qeverisë për të hequr sistemin e njohur si “spårbytet”, i cili u mundësonte azilkërkuesve të refuzuar të aplikonin për leje pune. Ai e bëri këtë deklaratë për gazetën Aftonbladet, pas protestës të zhvilluar të hënën jashtë Spitalit Södersjukhuset, në mbështetje të dy undersköterskave, Zahra Kazemipour dhe Afshad Joubeh.

Forssell tha se qeveria aktuale trashëgoi një “sistem emigracioni të dëmtuar”, i cili sipas tij ishte shfrytëzuar dhe keqpërdorur nga shumë persona. Ai shtoi se, megjithatë, e kupton që vendime të caktuara mund të prekin njerëzit dhe të shkaktojnë ndjenja të forta. “Kam vërtet mirëkuptim për këtë,” u shpreh ministri.

Zahra Kazemipour dhe Afshad Joubeh kanë jetuar në Suedi për nëntë vjet. Megjithatë, ata tani rrezikojnë të dëbohen në Iran. Në vitin 2022, çifti mori përgjigje negative për kërkesën e tyre për azil, por përmes sistemit “spårbytet” patën mundësinë të aplikonin për leje pune. Që nga pranvera e këtij viti, ky sistem është hequr dhe nuk është më në fuqi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%