Lajme

Akull në Stokholm, dyfishohet numri i operacioneve në spital.

todayDecember 23, 2025 24

Background
share close

Gjatë javës së fundit, numri i pacientëve që kanë rrëshqitur dhe janë lënduar rëndë është dyfishuar në spitalin Danderyd në Stokholm, shkruan gazeta DN. Dëmtimet kanë qenë aq serioze sa shumë prej pacientëve kanë pasur nevojë për operacion.

Kirurgu Max Gordon tregon se bëhet fjalë për dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, si shpatullat, ijet dhe kyçet e këmbëve. Sipas tij, shumë njerëz nuk e kuptojnë sa rrëshqitëse mund të jenë rrugët dhe trotuaret gjatë dimrit.

Ai shpjegon se sidomos në ditët e bukura të dimrit, kur njerëzit dalin për të bërë patinazh ose për të luajtur me fëmijët e tyre me snowracer, numri i të lënduarve rritet shumë.

“Në këto ditë mund të kemi deri në tre herë më shumë pacientë se në një ditë normale”, thotë Max Gordon.

Për të shmangur dëmtimet, ai këshillon që njerëzit të veshin këpucë të forta për dimër. Gjithashtu, ai rekomandon të ecet me të ashtuquajturën “ecje pinguini”, që do të thotë hapa të shkurtër dhe të shpejtë, me krahët të hapur për të ruajtur ekuilibrin.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%