Lajme

Paralajmërim për erë shumë të fortë në qendrat e skive në Suedi

todayDecember 24, 2025 5

Background
share close

Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) ka lëshuar një paralajmërim portokalli për erë shumë të fortë, madje edhe stuhi, në disa zona malore në qarqet Norrbotten dhe Västerbotten.

Sipas meteorologut Viktor Bergman, i cili ka folur për gazetën Aftonbladet, era është aq e fortë sa që njerëzit mezi mund të ecin drejt dhe të qëndrojnë në këmbë.

Ky mot i keq pritet të shkaktojë probleme për skiatorët gjatë ditëve të Krishtlindjes. Në disa qendra të njohura skish, si Åre dhe Tärnaby, ekziston rreziku që liftet e skive të mbyllen për arsye sigurie, për shkak të erës së fortë.

Përveç erës, në zonat malore priten edhe reshje shiu, gjë që mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën për pushuesit dhe sportistët dimërorë.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të Suedisë, moti gjatë ditës pritet të jetë i qetë dhe i kthjellët, pa probleme të mëdha nga moti.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%