Lajme

Ndalohen dhuratat e Krishtlindjes në disa institucione të mëdha shtetërore

todayDecember 24, 2025 16

Background
share close

Gjysma e dhjetë institucioneve më të mëdha shtetërore në Suedi nuk do t’u japin dhurata Krishtlindjeje punonjësve të tyre. Kjo del nga një anketë e dërguar nga media Altinget.

Një nga këto institucione është Administrata Suedeze e Transportit (Trafikverket). Pas shkurtimeve të mëdha financiare, kjo agjenci ka njoftuar se nuk do të organizojë as darkat tradicionale të Krishtlindjes për punonjësit.

“U bë një zhurmë e madhe për këtë vendim, thotë Mikael Sandberg”, kryetar i degës së sindikatës ST në Trafikverket.

Edhe institucione të tjera si Agjencia e Sigurimeve Shoqërore (Försäkringskassan), Policia, Administrata Tatimore (Skatteverket) dhe Forcat e Armatosura nuk do të japin dhurata Krishtlindjeje këtë vit. Megjithatë, disa prej tyre do t’i ftojnë punonjësit në darka festive.

Ndryshe nga këto institucione, në Kancelarinë e Qeverisë punonjësit kanë marrë një kartë dhurate me vlerë 500 krona suedeze, si dhe një darkë Krishtlindjeje me vlerë 1 000 krona.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%