Lajme

Më pak ditë pushimi në vitin 2026, por punonjësit kanë ende disa mundësi

todayDecember 24, 2025 52

Background
share close

Viti 2026 do të ketë më shumë ditë pune krahasuar me vitin 2025, i cili ishte shumë i shkurtër për punonjësit, sepse të gjitha festat zyrtare ranë në ditë jave. Lajmi raportohet nga agjencia suedeze TT.

Megjithatë, edhe pse do të ketë më pak ditë pushimi mesjavore, ka ende disa mundësi për ata që nuk punojnë me turne dhe që mund të planifikojnë pushimet e tyre.

Sipas TT, me vetëm një ditë pushimi të marrë nga puna, të hënën më 5 janar, përpara ditës së lirë të festës së trettondedagen më 6 janar, është e mundur të përfitohet një fundjavë katërditore.

Gjithashtu, edhe Krishtlindjet e ardhshme ofrojnë mundësi pushimi. Pesë nga ditët zyrtare të festave do të bien në ditë jave. Kjo do të thotë se kush merr gjashtë ditë pushim nga puna, mund të jetë i lirë për një periudhë të gjatë, nga data 19 dhjetor deri më 3 janar.

Edhe pse planifikimi mund të duket i vonuar, këto data u japin punonjësve mundësi për pushime më të gjata në fund të vitit 2026.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%