Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Skatteverket ka dalë me një paralajmërim të rëndësishëm ditën e Krishtlindjes.
Në mbrëmjen e Krishtlindjes, shumë persona zgjedhin të punojnë shtesë duke u veshur si Babagjysh i Vitit të Ri.
Kohët e fundit, në rrjetet sociale janë shfaqur shumë njoftime nga persona privatë që ofrojnë shërbime si Babagjysh. Por autoritetet tatimore kujtojnë se si personi që merr pagesë, ashtu edhe ai që paguan, duhet të respektojnë rregullat e taksave.
Edhe Babagjyshët duhet të paguajnë taksa
Skatteverket thekson se të gjitha të ardhurat duhet të deklarohen.
“ Rregulli bazë është që çdo para që fiton duhet të tatohet, pavarësisht nëse vjen nga puna e rregullt apo nga një punë e përkohshme si Babagjysh gjatë Krishtlindjes”, thotë Annika Lind nga Skatteverket për Radion Suedeze (SR).
Nëse një person fiton më shumë se 24 238 korona gjatë vitit, ai duhet të paguajë taksë.
Kjo vlen edhe nëse bëhet fjalë vetëm për disa qindra krona nga një punë e vogël si Babagjysh.
Rregulla të ndryshme për të rinjtë
Për të rinjtë që nuk kanë punuar gjatë vitit, situata mund të jetë ndryshe.
“Nëse je 16–17 vjeç, nuk ke punuar gjatë verës dhe dëshiron të bësh Babagjyshin gjatë Krishtlindjes, atëherë mund të fitosh mjaft para deri në atë kufi pa paguar taksë”, shpjegon Annika Lind për radion.
Edhe ata që paguajnë kanë përgjegjësi
Edhe personat që paguajnë dikë për të qenë Babagjysh duhet të kenë kujdes.
Nëse një familje paguan 1 000 korona ose më shumë një personi privat që vjen si Babagjysh në shtëpinë e tyre, atëherë ata janë të detyruar të dorëzojnë një kontrolluppgift (deklaratë kontrolli) në Skatteverket, sipas raportimit të radios.
“Dua t’u jap fëmijëve të njëjtën ndjenjë”
Për shumë njerëz, puna si Babagjysh është një mënyrë për të fituar pak para shtesë. Por për disa, kjo punë bëhet edhe nga dëshira për të sjellë gëzim.
Një prej tyre është Lucas Bergström, i cili zakonisht punon si kontrollor biletash në metronë e Stokholmit, shkruan gazeta Mitt i.
Ai është bërë i njohur si Babagjyshi i Vallentunës dhe e ka bërë këtë punë për nëntë vite me radhë. Lucas tregon se e ka dashur shumë Krishtlindjen që fëmijë.
“Isha shumë i lumtur gjatë gjithë dhjetorit, sidomos kur takoja Babagjyshin. Tani dua t’ua kthej këtë ndjenjë fëmijëve dhe t’i lejoj të përjetojnë atë që përjetova unë”, thotë ai për gazetën.
Ai shton se gëzimi i fëmijëve ndikon edhe tek prindërit.
“Prindërit gëzohen kur shohin fëmijët e tyre të lumtur. Krijohet një rreth i bukur dashurie”, thotë Lucas Bergström.
Written by: admin