Lajme

Familjet me fëmijë përfitojnë më shumë në vitin 2026. Rritet kufiri pa taksë në ISK

todayDecember 28, 2025 55

Background
share close

Familjet në Suedi pritet të kenë një përmirësim të dukshëm ekonomik në vitin 2026. Sipas agjencisë së lajmeve TT, ulja e taksave dhe rritja e disa përfitimeve do të ndikojnë pozitivisht në ekonominë e shumë familjeve.

Sipas Stefan Westerberg, ekonomist privat në Länsförsäkringar, familjet me fëmijë janë përfituesit më të mëdhenj nga këto ndryshime.

“ Ata që do të kenë më shumë para në xhep janë familjet me fëmijë”, thotë Westerberg për agjencinë TT.

Ai shpjegon se ulja e taksave mbi punën, energjinë elektrike dhe ushqimin do ta lehtësojë ndjeshëm buxhetin e përditshëm të familjeve. Përveç kësaj, do të ulen edhe tarifat për çerdhet, kopshtet dhe qendrat e aktiviteteve pas shkollës, gjë që do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për prindërit.

Ndryshime pozitive do të ndjejnë edhe personat që kursejnë para. Për ata që kanë kursime në llogari ISK, shuma e përjashtuar nga tatimi do të rritet nga 150 000 në 300 000 korona. Kjo do të thotë se një pjesë më e madhe e kursimeve nuk do të tatohet, duke i dhënë më shumë përfitim kursimtarëve në vitin 2026.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%