Lajme

170,000 shtëpi pa energji elektrike në Finlandë. Dy avionë devijuan nga pista dhe përplasën në borë

todayDecember 28, 2025 25

Background
share close

Dy avionë me mbi 150 persona në bord janë devijuar nga pista dhe kanë përfunduar në një grumbull bore në Kittilä, në Laplandën finlandeze, raporton media finlandeze.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 me kohën lokale të së shtunës. Nëntë njësi të shpëtimit u thirrën menjëherë në vendngjarje. Një avion pasagjerësh me rreth 150 persona dhe një avion më i vogël me më pak se 10 persona u përplasën nga era e fortë dhe përfunduan në grumbullin e borës.

Avionët lëvizën me shpejtësi të ulët dhe askush nuk u lëndua. Trafiku ajror drejt Kittilä, Rovaniemi dhe Ivalo u ndal përkohësisht gjatë mbrëmjes. Nuk dihet ende kur do të rifillojë, sipas Finavia.

Ndërkohë, stuhia dimërore që në Finlandë quhet Hannes ka shkaktuar ndërprerje të energjisë për mijëra shtëpi. Rreth orës 20:00 mbi 80,000 shtëpi ishin pa energji, ndërsa ora 22:30 numri u rrit në 170,000 shtëpi. Rajoni më i prekur është perëndimi i Finlandës.

Shërbimet e shpëtimit kanë pasur shumë punë në veri dhe perëndim të vendit për shkak të pemëve të rrëzuara dhe çative të thyera. Mot i keq ka shkaktuar edhe aksidente trafiku, por nuk ka raporte për lëndime serioze.

Edhe në veri të Norvegjisë era ka qenë e fortë. Pemë kanë rënë mbi shtëpi dhe makina, dhe disa rrugë janë mbyllur, raporton NTB.

Burimi lajmit: SVT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%