Lajme

Mbi 20 mijë familje ende pa drita pas stuhisë Johannes: “Një nga më të rëndat”

todayDecember 28, 2025 28

Background
share close

Mijëra familje vazhdojnë të jenë pa energji elektrike pas kalimit të stuhisë së fortë Johannes. Të dielën pasdite, rreth 20 mijë familje ishin ende pa drita, raporton agjencia TT.

Lena Berglund, drejtoreshë rajonale për veriun në kompaninë Eon, thotë se kjo stuhi ka qenë shumë e rëndë.

“Do ta klasifikoja këtë stuhi si një nga më të këqijat”, deklaron ajo për SVT Västernorrland.

Zonat më të prekura janë kryesisht rajonet Gävleborg dhe Västernorrland. Shkaku kryesor i ndërprerjeve të energjisë janë pemët e rrëzuara nga era e fortë, të cilat kanë dëmtuar linjat elektrike. Për shkak të rrezikut, puna për riparimin e dëmeve po ecën më ngadalë.

“Situata është ekstreme”, thotë Jonatan Björck, zëdhënës për media në kompaninë Ellevio.

Ai shton se disa klientë do të duhet të qëndrojnë pa energji elektrike deri të hënën.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%