Lajme

Swedbank rrit normat e kredive për banesa

todayDecember 30, 2025 56

Background
share close

Swedbank është banka e radhës që rrit normat e interesit për kreditë hipotekare (kredi për banesa). Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të bankës.

Sipas njoftimit, norma e interesit për kreditë me afat njëvjeçar rritet me 0,09 pikë përqindjeje. Ndërsa normat për kreditë me afate më të gjata të rriten me 0,10 pikë përqindjeje.

Ndërkohë, norma e interesit për kreditë tremujore mbetet e pandryshuar.

Edhe më herët, disa banka të tjera kanë ndërmarrë të njëjtin veprim duke rritur normat e interesit. Mes tyre janë Nordea, Skandiabanken dhe SBAB. Këto rritje kanë prekur kryesisht kreditë hipotekare me norma fikse për një periudhë të caktuar kohore.

Rritjet e normave ndodhën në lidhje me vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Suedisë, Riksbanken. Në këtë vendim, norma bazë e interesit u la e pandryshuar në nivelin 1,75%.

Ky zhvillim do të thotë se për shumë familje, kreditë e fikse me afate të gjata për banesa do të bëhen më të shtrenjta, edhe pse norma bazë e interesit nuk ka ndryshuar.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%