Lajme

Aksident në Stokholm: Autobusi përplaset në fasadë, 16 të lënduar, dy në gjendje serioze.

todayDecember 30, 2025 36

Background
share close

Një aksident ka ndodhur në Liljeholmen, Stokholm, kur një autobus ka përplasur një fasadë, njofton policia. Në autobusin e prekur ishin 17 persona, dhe 16 prej tyre u lënduan.

Shtatë nga të lënduarit u dërguan në spital, ndërsa të tjerët morën trajtim në qendrën e urgjencës. Dy persona janë në gjendje serioze, përfshirë edhe shoferin e autobusit, i cili u transportua me helikopter ambulancë.

Policia tha se disa pasagjerë ishin në këmbë dhe ranë kur autobusi përplasë fasadën.

Nuk dihet pse autobusi përplasi fasadën, pasi ai duhej të kthehej dhe të hynte në garazh. Policia ka sekuestruar autobusin dhe po heton.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%