Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Përhapja e madhe e gripit ka detyruar dy spitale në Suedi të kalojnë në gjendje gatishmërie. Bëhet fjalë për Spitalin Rajonal Norra Älvsborgs Länssjukhus në Trollhättan dhe Spitalin e Uddevallës, thuhet në një njoftim zyrtar për shtyp.
Sipas njoftimit, si pacientët ashtu edhe personeli janë sëmurur në një masë të madhe. Kjo ka bërë që situata e vendeve të lira për trajtim në spitale të bëhet shumë e vështirë dhe problematike.
Drejtori i spitalit, Björn Järbur, thotë se gjendja aktuale nuk është e pranueshme.
“Kemi një situatë që nuk është në një nivel të pranueshëm. Kjo sjell rreziqe për sigurinë e pacientëve dhe përkeqëson kushtet e punës për stafin”, shprehet ai.
Autoritetet shëndetësore po ndjekin nga afër situatën, ndërsa spitalet po përpiqen të menaxhojnë fluksin e pacientëve dhe mungesën e stafit të shkaktuar nga përhapja e gripit.
Written by: admin