Lajme

SMHI paralajmëron: Borë e madhe në lindje të Svealand, përfshi Stokholmin pritet të bjerë gjatë gjithë fundjavës

todayJanuary 2, 2026 67

Background
share close

Agjencia suedeze e motit, SMHI, ka zgjatur paralajmërimin për borë në pjesën lindore të Svealand, përfshirë edhe zonën e Stokholmit. Një paralajmërim i verdhë për reshje të dendura bore do të vlejë gjatë gjithë fundjavës.

Për më shumë, SMHI ka lëshuar një paralajmërim portokalli për një zonë në veri-lindje të Svealand, midis Uppsalas, Norrtäljes dhe Östhammars. Parashikohet që bora të bjerë në mënyrë të dëndur dhe të vijojë në kombinim me erë.

Sipas SMHI, në total mund të bjerë 20–40 centimetra borë, ndërsa në disa vende edhe më shumë. Autoritetet paralajmërojnë për grumbuj bore, rrëshqitje në rrugë, dukshmëri të dobët dhe stuhi bore.

Njerëzit këshillohen të mos dalin në rrugë dhe të jenë të përgatitur për të qëndruar në vend në rast se bllokohen.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%