Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Policia e trafikut në Stokholm u ka bërë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme për shkak të reshjeve të dendura të borës që pritet të përfshijnë qytetin gjatë fundjavës.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, policia thekson se shumë udhëtime nuk konsiderohen të domosdoshme dhe për këtë arsye nuk duhet të bëhen me makinë në kushte të rrezikshme moti.
“Përdorimi i makinës për të shkuar dhe për të blerë sushi NUK është një udhëtim i domosdoshëm”, shkruan policia në reagimin e saj.
Sipas policisë, as të shkoshë për blerje në uljet e fundvitit dhe as daljet për darkë me miqtë nuk janë arsye të mjaftueshme për të marrë makinën në këto kushte.
Ndërkohë, udhëtimet për të kërkuar ndihmë mjekësore ose për të ndihmuar familjarë dhe të afërm që kanë nevojë konsiderohen të lejueshme.
Policia paralajmëron se situata në rrugë do të jetë e vështirë dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
“Merrini paralajmërimet e motit seriozisht. Do të ndodhin aksidente në trafik”, thuhet më tej në njoftim.
Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të mendojnë për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve dhe të udhëtojnë vetëm kur është vërtet e nevojshme.
Written by: admin