Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e energjisë elektrike pritet të bien në jug të Suedisë gjatë vitit 2026. Pronarët e shtëpive private mund të presin një faturë të energjisë rreth një mijë korona më të ulët. Ndërkohë, në pjesën veriore të vendit, çmimet e energjisë pritet të rriten, sipas vlerësimeve të ekspertëve që kanë folur për TT.
Sipas analistëve, disa faktorë po ndikojnë që çmimet e energjisë të mbeten në nivele të përballueshme. Rezervuarët e ujit janë të mbushur mirë, moti pritet të jetë i butë dhe me shumë gjasa me erë, ndërsa çmimet e gazit janë relativisht të ulëta.
“Ne mund të konstatojmë se tregu beson se viti 2026 do të jetë një vit më i lirë për energjinë elektrike”, thotë Maria Erdmann, drejtoreshë ekzekutive e kompanisë së tregtimit të energjisë Godel.
Megjithatë, ka edhe rreziqe. Analistët e çmimeve të energjisë në Fortum paralajmërojnë se një dimër i ashpër mund të çojë në rritje të çmimeve. Po ashtu, edhe energjinë bërthamore mund ta presin probleme të reja, gjë që mund të ndikojë në çmimin e energjisë elektrike.
Written by: admin