Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Autoriteti i Zgjedhjeve në Suedi kishte planifikuar të vendoste një fletë votimi të përbashkët, ku do të përfshiheshin të gjitha partitë. Ideja ishte që votuesit të shënonin zgjedhjen e tyre në një të vetme fletë. Megjithatë, këto ndryshime nuk arrihen të realizohen në kohë për zgjedhjet e vjeshtës, raporton Sveriges Radio Ekot.
Kjo do të thotë se sistemi aktual do të vazhdojë të përdoret. Në zgjedhjet e fundit u shtypën plot 710 milionë fletë votimi. Sipas Autoritetit të Zgjedhjeve, kjo sasi shumë e madhe krijon probleme serioze si në prodhim, ashtu edhe në shpërndarje.
Shefja e zyrës së Autoritetit të Zgjedhjeve, Anna Nyqvist, thotë se problemi më i madh prek vetë votuesit.
“Sidomos për votuesit në qendrat e votimit, sepse ka shumë fletë votimi për të zgjedhur. Kjo merr kohë dhe krijon radhë”, shprehet ajo.
Për shkak të mungesës së kohës për ndryshime, edhe këtë herë do të shtypen qindra miliona fletë votimi, njësoj si në zgjedhjet e kaluara.
Written by: admin