Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çdo vit, farmacitë suedeze hedhin rreth 1 400 tonë ilaçe, raporton Ekot i Radios së Suedisë. Kjo ndodh, ndër të tjera, për shkak të rregullave të rrepta të sigurisë që përcaktojnë se çfarë duhet të asgjësohet.
Farmacistja Johanna Willén, e cila në disertacionin e saj mbi ndikimin mjedisor të ilaçeve ka intervistuar shumë persona nga industria, thotë se shumë janë të frustruar nga niveli i lartë i mbetjeve, por se është e vështirë të dihet se si mund të ulet ky fenomen.
Willén propozon hartimin e listave të ilaçeve të rrezikshme dhe këshilla më të qarta për farmacistët se si ta informojnë më mirë publikun rreth përdorimit të barnave të ndryshme.
“Ilaçi më i dëmshëm për mjedisin është ai që nuk nevojitet, nuk përdoret, prodhohet, mbetet i pashfrytëzuar dhe më pas hidhet”.
Written by: admin