Lajme

Kronofogden mund të konfiskojë sende edhe kur ti nuk ke borxhe.

todayJanuary 5, 2026 823

Background
share close

Shumë persona nuk e dinë se Kronofogden, autoriteti suedez i përmbarimit, mund të konfiskojë sende që i përkasin dikujt tjetër, edhe nëse pronari i tyre nuk ka asnjë borxh. Mjafton që këto sende të përdoren ose të gjenden te një person që ka borxhe.

Detyra e Kronofogden është të ndihmojë personat që kërkojnë të marrin paratë e tyre, por edhe t’u japë këshilla dhe mbështetje atyre që duhet të paguajnë. Në raste të caktuara, kjo bëhet përmes një procedure të quajtur konfiskim (utmätning).

Ajo që shumëkush nuk e di është se Kronofogden mund të konfiskojë sende që përdoren nga një person me borxhe, edhe nëse këto sende janë në pronësi të dikujt tjetër. Sipas rregullave, sendi konsiderohet në posedimin e personit me borxhe nëse ai e përdor atë.

Në një intervistë për gazetën GP, inspektori i Kronofogden, Dennis Blomfeldt, shpjegon se sende si makina, orë dhe bizhuteri mund të konfiskohen nëse përdoren nga një person me borxhe.

“Nëse e ke orën në dorë, atëherë ajo është plotësisht në posedimin tënd”, shprehet ai.

Nëse ora ose sendi është i huazuar nga dikush tjetër, atëherë është përgjegjësi e pronarit të vërtetë që të provojë pronësinë. Kjo duhet të bëhet përmes dokumenteve si fatura ose kontrata blerjeje. Në fund, është gjykata (tingsrätten) ajo që merr vendimin përfundimtar.

Gazeta GP thekson gjithashtu se edhe sendet që ndodhen në shtëpinë tënde mund të konfiskohen, nëse bashkëjetuesi yt ka borxhe te Kronofogden. Kjo vlen edhe kur ti pretendon se sendet janë të tuat.

Si shembull, Dennis Blomfeldt përmend një rast konkret: nëse në shtëpi ndodhet një vazo Ming me vlerë 100 000 korona dhe ti thua se është e jotja, por partneri yt ka borxhe, atëherë ti duhet të provosh pronësinë. Nëse nuk ka faturë ose dokumente të tjera që e vërtetojnë këtë, Kronofogden ka të drejtë ta konfiskojë vazon për të shlyer borxhin e partnerit.

Për këtë arsye, inspektori i Kronofogden këshillon çiftet që bashkëjetojnë të ruajnë faturat dhe dokumentet e rëndësishme. Sipas tij, edhe fotografitë janë prova të mira. Ai sugjeron që, nëse fillon një bashkëjetesë të re, të fotografosh shtëpinë e partnerit para se të çosh sendet e tua atje. Kështu mund të vërtetohet se cilat sende kanë qenë aty më parë dhe cilat janë sjellë më vonë.

Kronofogden u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të informuar, pasi mungesa e provave për pronësinë mund të çojë në konfiskimin e sendeve, edhe kur pronari i tyre nuk ka asnjë borxh.

Burimi:  Nyheter24/GP

Link-u i lajmit: https://nyheter24.se/nyheter/ekonomi/privatekonomi/1418280-foremalen-kronofogden-kan-ta-aven-om-du-inte-har-skulder?utm_term=Autofeed&utm_medium=EB-Social&utm_source=Facebook&fbclid=IwdGRjcAPIY0ljbGNrA8hjKmV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHizCxcWE2OgWdxxQ0682kCesOnBvn6xKO5IvdXtNI1pmwp1GdosksEkgw2q0_aem_Y12eqQlgXxkA2ocwKglDqA

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%