Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë vitit 2025, në Suedi u hapën rreth 61 mijë kompani të reja. Kjo përfaqëson një rritje prej 6% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportimit të Finwire, bazuar në të dhënat e Spiris, ky zhvillim tregon se trendi negativ i viteve të fundit në hapjen e bizneseve të reja është thyer.
Eksperti i sipërmarrjes në Spiris, Boo Gunnarson, e cilëson këtë si një zhvillim shumë pozitiv. Ai thotë se pas disa vitesh me shifra të dobëta, ky ndryshim është i mirëpritur dhe përbën një shenjë të rëndësishme force për ekonominë. Sipas tij, kjo është veçanërisht domethënëse, pasi viti 2024 ishte viti më i dobët për nyföretagandet që nga kriza financiare.
Sa i përket rajoneve, rritjen më të madhe e pati Gotland, ku numri i bizneseve të reja u rrit me 18%. Në Stokholm u shënua një rritje prej 7%, ndërsa në Västra Götaland rritja ishte 4%.
Megjithatë, jo të gjitha rajonet patën zhvillim pozitiv. Vetëm dy rajone shënuan rënie në hapjen e bizneseve të reja. Në Östergötland, numri i kompanive të reja ra me 3%, ndërsa në Blekinge pati një rënie prej 1%.
Në përgjithësi, shifrat për vitin 2025 tregojnë një kthesë pozitive për sipërmarrjen në Suedi dhe japin sinjale shprese pas disa viteve të vështira.
Written by: admin