Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Groenlanda po përballet me një situatë të pazakontë. Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Jens-Fredrik Nielsen, gjatë një konference për shtyp, sipas mediave daneze.
Ai tha se qeveria e Groenlandës, e quajtur Naalakkersuisut, po kërkon të vazhdojë dialogun dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, synimi është që të rikthehen marrëdhëniet e mira që Groenlanda dhe SHBA-ja kanë pasur më parë.
Kryeministri theksoi se nuk ka arsye për panik.
“Situata nuk është e tillë që SHBA-ja të mund të pushtojë Groenlandën. Prandaj nuk duhet të kemi panik”, tha ai, sipas televizionit TV2.
Kur u pyet për zhvillimet dhe ngjarjet në Venezuelë, Nielsen u shpreh qartë se Groenlanda nuk mund të krahasohet me atë vend.
“ Vendi ynë nuk mund të krahasohet me Venezuelën. Ne jemi një vend demokratik dhe kemi qenë të tillë për një kohë shumë të gjatë”, tha kryeministri.
Ai bëri gjithashtu thirrje për forcimin e bashkëpunimit dhe unitetit mes vendeve anëtare të NATO-s. Përveç kësaj, Nielsen kërkoi krijimin e një linje të drejtpërdrejtë komunikimi me Shtetet e Bashkuara dhe theksoi se komunikimi mes palëve nuk duhet të vazhdojë të bëhet përmes mediave
Written by: admin