Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sipas matjes së fundit të opinionit nga Indikator/Sveriges Radio për muajin dhjetor, tre parti politike rezultojnë nën pragun zgjedhor për të hyrë në Parlamentin suedez (Riksdag).
Partia e Qendrës (Centerpartiet) dhe Demokratët e Krishterë (Kristdemokraterna) kanë rënie të mbështetjes dhe bien të dyja nën pragun prej 4%. Partia e Qendrës merr 3,8%, ndërsa Demokratët e Krishterë 3,9%. Rënia e Partisë së Qendrës ka qenë e vazhdueshme që nga largimi i Anna-Karin Hatt nga posti i kryetares së partisë, pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë.
Sekretari i partisë, Hannes Hervieu, thotë se viti 2025 ka qenë i vështirë për partinë.
“Është e qartë se viti 2025 ishte një vit turbulent për Partinë e Qendrës dhe kjo mund të ketë ndikuar në këto shifra”, shprehet ai.
Nën pragun zgjedhor mbetet edhe Partia Liberale (Liberalerna), e cila merr vetëm 2,1% të mbështetjes.
Ndërkohë, blloku i majtë, i ashtuquajturi kampi i kuq-gjelbër, forcon pozitat e tij dhe rrit epërsinë ndaj bllokut tjetër në 6,7%.
Rezultatet e plota të matjes (në përqindje):
V: 7,1
MP: 6,4
S: 35,2
C: 3,8
L: 2,1
M: 18,4
KD: 3,9
SD: 21,4
Si u realizua matja e opinionit:
Matja është kryer nga Indikator Opinion për Ekot. Janë realizuar gjithsej 2 753 intervista në periudhën nga 3 dhjetori deri më 29 dhjetor. Pyetja që iu bë të anketuarve ishte: “Si do të votonit nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot?”.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve është bërë në mënyrë të rastësishme. Janë kontaktuar 6 385 persona mbi moshën 18 vjeç. Personat që nuk mundën ose nuk dëshironin të tregonin se për kë do të votonin, u pyetën se cilën parti pëlqejnë më shumë. Rezultatet janë përpunuar dhe peshuar sipas gjinisë, moshës dhe votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022.
Written by: admin