Lajme

Paralajmërim portokalli për borë në zonën e Goteborgut.SHMI “Mos dilni në trafik pa nevojë ose përgatituni për mundësinë që të mbeteni të bllokuar.”

todayJanuary 7, 2026 41

Background
share close

Autoriteti meteorologjik suedez, SMHI, ka ngritur nivelin e paralajmërimit për reshje dëbore në zonën e Goteborgut nga i verdhë në portokalli. Paralajmërimi vlen për mbrëmjen e së mërkurës dhe ditën e enjte, raporton gazeta GP.

Sipas SMHI-së, priten reshje të forta bore në formë stuhish, të cilat mund të sjellin sasi të mëdha bore për një kohë shumë të shkurtër. Kjo mund të shkaktojë probleme serioze në trafik.

Në paralajmërim thuhet: “Mos dilni në trafik pa nevojë ose përgatituni për mundësinë që të mbeteni të bllokuar.”

Paralajmërimi portokalli përfshin edhe zonën e Bohuslänit. Ai hyn në fuqi nga ora 21:00 e mbrëmjes së të mërkurës dhe do të zgjasë deri në orën 10:00 të paradites së të enjtes.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%