Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të gjitha shkollat e mesme komunale në qytetin e Göteborgut do të qëndrojnë të mbyllura për mësim gjatë ditës së enjte, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të borës. Lajmi është bërë i ditur nga TV4 Nyheterna.
Sipas autoriteteve arsimore, vendimi është marrë për arsye sigurie. Shumë nxënës udhëtojnë distanca të gjata për të shkuar në shkollë dhe kushtet e vështira të motit paraqesin rrezik në trafik.
“Ne kemi nxënës që udhëtojnë rrugë të gjata për të ardhur në shkollë dhe nuk duhet t’i vendosim ata në trafik kur situata e motit është si kjo,” ka deklaruar Bo Drysén, shefi i arsimit për zonën e gjimnazeve në qendër të Göteborgut.
Autoritetet bëjnë të ditur se kjo masë vlen vetëm për ditën e enjte. Sipas parashikimeve të motit, situata pritet të përmirësohet dhe planifikohet që shkollat të rihapen normalisht të premten, kur kushtet atmosferike të jenë më të qëndrueshme.
Written by: admin