Lajme

Skatteverket: 13 ligje dhe rregulla të reja hyjnë në fuqi në 2026. Ja çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset.

todayJanuary 7, 2026 1309

Background
share close

Viti 2026 ka nisur dhe sjell ndryshime që prekin të gjithë. Drejtoria e Tatimeve ka publikuar 13 ligje dhe rregulla të reja që hyjnë në fuqi nga 1 janari dhe që ndikojnë tek individët dhe bizneset.

Ja ndryshimet më të rëndësishme:

  1. Zbritja për punë në shtëpi (ROT-avdrag) – Rikthehet në 30% të kostos së punës, nga 50% sa ishte më parë.
  2. Zbritja për udhëtimet nga dhe për në punë – Maksimumi rritet nga 11,000 në 15,000 korona.
  3. Shuma bazë për llogaritjet e përfitimeve – Për vitin 2026, shuma normale është 59,200 korona, ndërsa shuma e rritur është 60,500 korona. Këto shuma përdoren për të llogaritur pensionet, ndihmat dhe disa zbritje tatimore.
  4. Jobbpremie – Një ndihmë shtetërore për ata që kanë marrë ndihmë financiare dhe pastaj fillojnë punë. Kjo ndihmë nuk do të tatohet.
  5. Ulje të taksave për të ardhurat e punës, pensionet dhe përfitimet e sëmundjes – Ata që fitojnë mbi 192,000 korona në vit dhe ata me përfitime sëmundjeje mbi 54,000 korona do të paguajnë më pak taksa.
  1. Shërbimi publik dhe tarifa e tij – Tani tarifa do të paguhet si një përqindje e të ardhurave të tatueshme deri në 83,400 korona.
  2. Rritja e bazës së të ardhurave për pension (PGI) – Për vitin 2026, kjo shifër është 83,400 korona.
  3. Ulje taksash për suedezët që jetojnë jashtë vendit – Nga 1 janari, taksa bie nga 25% në 22,5% dhe më 1 janar 2027 do të bjerë në 20%.
  4. Zbritje tatimore për donacione – Personat juridikë që japin donacione për organizata bamirëse ose kërkime shkencore do të përfitojnë ulje të  tatimit.
  5. Heqja e tatimit për disa donacione – Donacionet që japin të drejtë për zbritje tatimore për personat juridikë nuk do të tatohen.
  6. Zbritja tatimore për mikroprodhimin e energjisë së rinovueshme hiqet – Qeveria thotë se tani nuk ka më nevojë për këtë subvencion, për shkak të rritjes së numrit të paneleve diellore.
  7. Rregulla më të thjeshta për aksionarët e kompanive të vogla – Përfshihen ndryshime në llogaritjen e kufijve dhe periudhave për aksionet e kualifikuara. Ligji rregullon taksimin e dividendëve dhe fitimeve kapitaliste për aksionet e kompanive të vogla.
  8. Ligji i ri për “Växa-stöd” (mbështetja për rritje të biznesit) – Ligji shtetëror për bizneset e vogla ndryshon dhe Skatteverket do të vendosë mbi rikthimin e mbështetjes pas aplikimit.

Burimi: Nyehet 24

Link: https://nyheter24.se/nyheter/ekonomi/1450268-13-nya-lagar-och-regler-har-inforts-2026

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%