Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë vitit 2025, plot 60 mjekë u privuan nga licenca e ushtrimit të profesionit. Lajmi raportohet nga gazeta suedeze Dagens Medicin. Kjo është hera e parë që arrihet një numër kaq i lartë i mjekëve që humbasin licencën brenda një viti të vetëm.
Vendimet për heqjen e licencave merren nga Bordi i Përgjegjësisë për Shëndetësinë dhe Kujdesin Shëndetësor. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar u tërhoqën gjithsej 137 licenca profesionale në sektorin e shëndetësisë.
Nga këto raste, 31 i përkisnin infermierëve që gjithashtu humbën licencën e tyre. Sipas Dagens Medicin, ky numër konsiderohet jashtëzakonisht i ulët krahasuar me vitet e mëparshme.
Written by: admin